HR Consultancy

HR

HR Consultancy Kosova ofron shërbime të klasit botëror në Kosovë, duke kontribuar në këtë industri në ngritjen e vazhdueshme të cilësisë së shërbimeve të BNj në Kosovë si industri relativisht e re.

 

Themeluesit me përvojë të gjerë të burimeve njerëzore në organizata ndërkombëtare. HR Consultancy Kosova ka për qëllim të ngrisë cilësinë e Burimeve Njerëzore tek kompanitë kosovare. Poashtu të shërbejë te punëkërkuesit të gjejnë punën e duhur. Kompania synon të jetë urë lidhëse mes punëdhënësve dhe punërkuesve. Gjithashtu do të jetë ambasador i Kosovës në promovimin e vlerave të Burimeve Njerëzore në shtetet e jashtme.

Misioni dhe vizioni

Misioni ynë është që të promovojmë shërbime të klasit të lartë tw Burimeve Njerëzore duke ngritur kapacitet e kompanive me trendet botërore.

Ne synojmë të jemi ambasadorë të Kosovës për të promovuar shërbimet cilësore në tërë botën.

Ne jemi kompanie kyçe e konsulencës për Burime njerëzore në Kosovë, duke sendërtuar shërbime ndërfunksionale në mbarë botën për të përfaqësuar vendin tonë në mënyrën më të mire të mundshme.

Pse duhet të zgjidhni kompaninë tonë?

Ne do të administrojmë të gjitha proceset e Burimeve Njerëzore. Qëllimi ynë është që të ngrihet kompania juaj në nivel të lartë duke ofruar shërbime
bashkëkohore, me trendet botërore. Ne dimë si të veprojmë në çdo fushë dhe çdo hap të fushës së Burimeve Njerëzore.

Ne do të mbulojmë këto funksione por jo vetëm:

 Brendim dhe Paketa e pagave dhe benefiteve 

 Brendim dhe paketa e pagava benefiteve atraktive

 Rekrutimi (Headhunting) – komplet cikli nga lindja e nevojës së plotësimit      të pozitave , shpallja e pozitës deri në përzgjedhjen e kandidatit.

 Funksioni administrativ:

  • Krijimi i kontratave
  • Përpilimi dhe mirëmbajtja e dosjeve të punëtorit.
  • Menaxhimi i pushimeve vjetore
  • Evidenca e orëve të punës
  • Menaxhimi i pagave , kalkulimi i pagave nga bruto në neto, për ti
  • përgatitur në financa dhe mbajtja konfidenciale e shumës së  pagave.

 Struktura Organzative:

  •  Krijimi i Struktures organizative
  •  Organogrami
  •  Sistemimi i Vendeve të punës
  •  Krijimi dhe ri definimi i përshkrimi të punës
  •  Harmonizimi legjislativ i Burimeve Njerzore me Ligjet dhe rregulloret e
  •  punës.
  •  Marrja përsipër kontrollit e Inspektoriatit të punës.

 Funksioni Strategjik:

  • Krijimi i Kulturës së kompanisë.
  • Krijimi i vlerave, misioni, vizioni.
  • Cikli i përvojës së punonjësit (nga pranimi deri te largimi nga puna).

Funksioni i motivimit

  • Motivimi në punë ( metoda e anketave)
  • Organizimi i socializimit mes punonjësve dhe team building.
  • Krijimi i një ambient pozitiv.

 Ngritja profesionale e punonjësve

  • Identifikimi i nevojave për trajnim
  • Cikli i vlerësimit të performancës
  • Rishiqimi I secilit punonjës për ngritje apo përmisim
  • Krijimi i planit për përmisim të performancës.

 Masat Disciplinore

  • Njoftimet sipas ligjit (vërejtjet me gojë dhe shkrim, dëgjimet).
  • Përpilimi i vendimeve sipas Ligjit të Punës.